SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Sot ishte planifikuar që në orën 10:00 Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje, duke informuar se ndodhet me pushime. Për rrjedhojë, njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë.
Ndërkohë, pas mesditës Monika Kryemadhi dhe nëna e saj jane njohur me vendimin për mbylljen e hetimeve. Ky hetim i SPAK ka qenë pjesë e një hetimi të gjerë mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.