HomePolitikeA do marrë pjesë në parlamentin e ri dhe a do të...

A do marrë pjesë në parlamentin e ri dhe a do të ndryshojnë Forumet e PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj Partisë Socialiste për vjedhjen e votave të 11 majit.

Berisha pretendon se patronazhistët e PS-së kanë bërë oferta pune kundrejt qytetarëve për të siguruar vota nga diaspora.

“Tani, edhe njëherë farsa elektorale 11 maj 2025 ishte farsa më e shëmtuar në historinë e vendit me arkitekt, autor kryesor Edi Ramën, me avokat kryesor Altin Troplinin.

Laptopi ka zbuluar, dje ju patë se si laptopi i Lubi Ballukut sipas të dhënave, përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit.

Tani, tentakulat mafioza të patronazhistëve të partisë së krimit nuk kënaqen vetëm me veprimtarinë brenda, por janë shtrirë po kaq në diasporë”, deklaroi Berisha.

Pyetur nëse Partia Demokratike do të ulet në karriget e Kuvendit në shtator, Berisha u përrgjigj se gjithccka do të vendoset nga forumet.

“Të gjitha do vendosen nga forumet. Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj”, përfundoi ai.

Nderkohe Kryetar i PD, Sali Berisha, ka fikur çdo shpresë se pas humbjes historike në zgjedhjet e 11 majit, mund të ketë ndryshime në udhëheqjen e kësaj partie.         

Keni thënë që PD do të hyjë në një proces analize, a do të ketë PD një riformatim të forumeve të saj?

PD në këtë periudhë po merret me ndriçimin e të vërtetës së farsës elektorale dhe mendoj se ka arritur të grumbullojë dokumente zyrtare të pakundërshtueshme që faktojnë shkatërrimin e këtij procesi në çdo qelizë.

PD nuk i njeh zgjedhjet, a do të jetë pjesë e Parlamentit?

Të gjitha do të vendosen nga forumet. Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj

Forumet nuk do të ndryshojnë?

Gjithçka do ta vendosin forumet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular