HomeSportVIDEO/Arritje historike! Shkëndija fiton në Champions dhe siguron fazën e grupeve në...

VIDEO/Arritje historike! Shkëndija fiton në Champions dhe siguron fazën e grupeve në Europë

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një arritje historike. Për herë të parë, kuqezinjtë janë kualifikuar në turin e tretë të Champions League.

Pas fitores minimale në ndeshjen e parë në Shkup, tetovarët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit ndaj rumunëve të FCSB, me rezultatin 2-1, për të prerë biletën më tej

Golat për Shkëndijën u shënuan nga Latifi në pjesën e parë dhe Kristevski në minutat e fundit.

Fitorja merr rëndësi të veçantë për kampionët e Maqedonisë së Veriut, pasi kanë siguruar minimalisht grupet e Conference League.

Nëse tetovarët eliminohen në turet e ardhshme, atëherë grupet e Conference League janë të siguruara, sipas rregullores.

Shpjegimi: Nëse Shkëndija eliminohet në trurin e tretë të Champions League, do të shkojë në “play off” të Europa League dhe në rast se bie nga aty, do të shkojë në grupet e Conference League.

Megjithatë, Shkëndija do të kërkojë të shkojë sa më larg në këtë rrugëtim të saj.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FCSB 1-2 Shkëndija (0-1)

28′ Cisoti – 33′ Latifi, 87′ Krstevski

Goli i Cisotit: (VIDEO)

Goli i Latifit: (VIDEO)

Rast i artë për Ibraimin: (VIDEO)

Goli i Krstevski: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

FCSB – Shkëndija

Screenshot 2025-07-30 183354
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular