HomeEkonomiBizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare 31 korrik/QKB: Mosdorëzimi...

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare 31 korrik/QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

Bizneset do duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, e- Albania bën me dije se deri në datën 31 Korrik 2025, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet, si: Pasqyrat financiare vjetore në formatin Excel; raporti i ecurisë së veprimtarisë; raporti i auditimit si dhe vendimi për miratimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesës ligjore.

Në njoftimin e publikuar nga e-Albania, subjekteve u kërkohet të dorëzojnë pasqyrat financiare në kohë, si dhe të mos e lënë për ditë të fundit, por bizneset të aplikojnë tani.

Nëse nuk i dorëzojnë në kohë sipas ligjit ata gjobiten me 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte gjoba vitin e kaluar.

Sipas legjislacionit ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë.

Në rast se ndaj subjektit është vendosur kundërvajtje administrative, si pasojë e mosdepozitimit të pasqyrave financiare brenda datës 31 korrik të vitit raportues, duhet të bashkëlidhin  edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për t’u klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat sipas faturës së arkëtimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular