HomeKultureDel nga botimi libri i studiuesit Halil Teodori: “Shqipja gjuhë kozmike, nëna...

Del nga botimi libri i studiuesit Halil Teodori: “Shqipja gjuhë kozmike, nëna e të gjitha gjuhëve indoevropiane”

spot_img

Del nga botimi libri i studiuesit Halil Teodori: “Shqipja gjuhë kozmike, nëna e të gjitha gjuhëve indoevropiane”.
Në këtë libër midis të tjerave do të gjeni: Historia e Atlantidës është çelësi i mitologjisë PELLAZGJIKE. Gjuha shqipe, baza e të gjitha marrëdhënieve njerëzore. “Mitologjia e pellazgëve, të cilën shkrimtarët e tyre më të vjetër nuk pretendojnë se e kanë shpikur, nuk ishte gjë tjetër veçse një ajër i lehtë, i cili kishte kaluar nga një popull më i lashtë në flautat e pellazgëve, të cilat ata i modifikuan në të tilla deskante dhe e përshtatën më së miri, fantazitë e tyre.” Lord Bacon.

Alfabeti u zhvillua nga Bizanti 4000 vjet p.e.s. Popujt semitë të Sirisë dhe Palestinës e morën alfabetin nga Pellazgët dhe e zhvilluan po këtë alfabet rreth vitit 1500 para Krishtit. Ilirët gjat kontaktit me tregtarët fenikas u mësuan atyre idenë e shkrimit të tingujve individualë të gjuhës. Diku gjatë periudhës para 800 p.e.s, ata huazuan simbole pellasgjike dhe i modifikuan për të formuar alfabetin e tyre.

Shumë fjalë angleze vijnë nga gjuha shqipe, dhe të gjitha alfabetet e vendeve evropiane bazohen në alfabetin pellazgo ilir. Mitologjia e Pellasgjisë është me të vërtetë një histori e mbretërve të Atlantidës. Alfabeti Latin, u huazua nga ai i pellazgëve, përmes Dardanëve. Stërgjyshrit tanë pellazgët e lashtë shkruanin poezi, drama, histori dhe fjalime të cilat vështirë se ndonjë popull tjetër i çdo epoke ka shkëlqyer në bukuri, origjinalitet ose larmi. Ngjashmëritë gjuhësore në vendet e Azisë Lindore dhe Evropës japin prova se një popull që flet një gjuhë indo-evropiane migroi gjerësisht në botë në kohërat e hershme.

Një nga shpikjet më të mrekullueshme për përparimin e njerëzimit është alfabeti pellasgjik, ose një sistem shenjash që përfaqësojnë tingujt e të folurit njerëzor. Egjiptianët folën për sistemin e tyre hieroglifik të shkrimit jo si shpikjen e tyre, por si “gjuhën e perëndive” e cila vinte nga një komb tjetër i civilizuar. (Lenormant and Cheval, “Anc. Hist. of the East”, vëll. ii., f. 208.) “Perënditë” ishin, pa dyshim, paraardhësit e tyre shumë të qytetëruar – njerëzit e Atlantidës – të cilët, siç do të shohim në vijim , u bënë perënditë e shumë racave mesdhetare.

Kryesia e “Shoqatës Bulqiza” vlerëson arritjet e studjuesit e shkrimtarit Halil Teodori dhe pret me kërshëri të njihet me këtë studim të rëndësishëm të historisë së lashtë të gjuhës shqipe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular