Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e Borshit, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë.
Viktimat janë Kastriot Mehmeti, 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Donika Mehmeti (Proda). Sipas informacioneve, Kastrioti merrej me shitjen e peshkut në restorante të ndryshme të Sarandës dhe zonave përreth, ndërsa bashkëshortja e tij, infermiere në spitalin e Sarandës, ndodhej me të në ndihmë.
Të plagosurit janë Mufit Qejvani, drejtuesi i furgonit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ai ka pësuar frakturë të hapur në këmbën e djathtë dhe gjakderdhje, si dhe shembje në trup. Mjekët kanë vendosur që ai të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa pasagjeri tjetër, Petrit Kapllanaj, ka pësuar vetëm shembje dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po trajtohet në spitalin e Sarandës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit që drejtonte Mufit Qejvani. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.