HomePolitikeFerdinand Xhaferaj kërkon largimin e Berishës, deputeti i PD: Nuk e bëri...

Ferdinand Xhaferaj kërkon largimin e Berishës, deputeti i PD: Nuk e bëri partinë fituese! Konsiderimi i garës si farsë, alibi për të mos ikur

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është rikthyer kërkesës së tij për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Ai thotë se tani Berisha duhet të largohet për shkak të humbjes në zgjedhjet e 11 majit dhe se konsiderimi i kësaj gare si farsë elektorale, për Xhaferajn, është alibia e tij për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së.

“… reformoi statutin. Vendosi në nenin 46 të statutit që kryetari, në çfarëdolloj rrethane dhe pa asnjë justifikimi, jep dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet dhe nuk pranon të japë dorëheqjen dhe të largohet”, shprehet Xhaferaj.

I mirëpritur deri diku rikthimi i Berishës prej tij, më shumë si një vokacion i shprehur nga anëtarësia pas debateve të brendshme të demokratëve, të nisura në 9 shtatorin e 2021-shit, Xhaferaj zgjedh të rikthehet tek pika zero e debatit.

“Rikthimi është vetëm për agjendë personale. Ku mund ta çojë opozitën ky njeri, që akoma ngelet i sanksionuar dhe nuk lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe”, thotë Xhaferaj.

Në gjykimin e tij, kryeministri Edi Rama mund të largohet nga pushteti, por vetëm nga një opozitë me drejtim të ri. Për vete ka vendosur të marrë një iniciativë, njësoj si ajo e nisur prej Berishës 4 vite më parë e të pagëzuar prej tij si “Foltore”. Thotë se ka mbështetje në bazë, ndërsa sfidon edhe grupin e ri parlamentar.

“Disa kolegë, mua më vjen keq që po kthehen në rrogëtarë, por Partia Demokratike është shumë e më shumë më tepër se kaq”, nënvizon ai.

Në intervistën për RTSH-në, Xhaferaj shprehu kritika për disa iniciativa të qeverisë, sikundër ishte aksioni në Theth në mes të sezonit turistik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular