HomePolitikeKërkoi mandatin Arjan Ndojës, KAS rrëzon ankesën e Andia Ullirit. Edhe simotra...

Kërkoi mandatin Arjan Ndojës, KAS rrëzon ankesën e Andia Ullirit. Edhe simotra e Lapajt pa mandat – KAS bën deputete Ana Dajkon

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot më 30 korrik ankesën e Andia Ullirit. Ajo pretendoi se është cënuar shpërndarja e mandateve sipas parimit të barazisë gjinore.

Të hënën kërkesa e saj u rrëzua edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ia dha mandatin Arjan Ndojës.

Përfaqësuesi ligjor i Andia Ullirit, Indrit Sefa theksoi se komisioneri Celibashi ka folur për dy lista, por kur i është referuar fituesve ka dalë me një listë.

Përfaqësuesit e KQZ u shprehën kundër, duke deklaruar se është bërë shpërndarja e mandateve sipas listave përkatëse, të mbyllura dhe të hapura në listë rendore, apo fituese.

Në përfundim të shqyrtimit administrativ, KAS-i jo vetëm që nuk e bëri Adriatik Lapajn deputet, as Kleana Xhuvelin që kishte shpallur KQZ, por rrëzoi si të panjohura për ligjin dorëheqjet në grup të kandidatëve të kësaj partie dhe bëri deputete Ana Dajkon, të parën e listës së mbyllur të “Shqipëria Bëhet”.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag. Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, reagoi z. Lapaj pas vendimit të KAS-it.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular