Prof. Dr. Ylber BEZO, Rektor KUB
Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) është një ndër institucionet më të konsoliduara të arsimit të lartë jopublik në Tiranë, me një karrierë akademike që nga viti 2011. Gjatë më shumë se një dekade e gjysmë veprimtarie, KUB ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm falë stafit të tij akademik me përvojë, programeve të përditësuara në përputhje me nevojat e tregut, në fusha shkencore dhe profesionale, si dhe qasjes bashkëkohore ndaj arsimit. Duke ofruar formim cilësor në ekonomi, drejtësi, IT dhe inxhinieri kompjuterike në 3 profile: softuerike, elektronike dhe digjitale, të cilat janë ndër degët më të kërkuara.
KUB identifikohet, madje dominon tregun e arsimit të lartë jo publik në vend, edhe me programe për studimet e larta profesionale, me 14 degë, për kontingjentin e të rinjve me mesatare nën 8.5. KUB ka nxjerrë profesionstë të suksesshëm që kontribuojnë sot në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Rritja e vazhdueshme e numrit të studentëve që zgjedhin KUB si alternativën më të mirë për studimet e larta është tregues i qartë i besimit që ky institucion ka fituar. Me ambiente të modernizuara, auditorë dhe laboratorë të pajisur sipas standarteve më të larta, çdo proces mësimor në KUB zhvillohet me performancë të lartë dhe në funksion të përgatitjes reale të studentit për tregun e punës.
KUB ka prekur ndërkombëtarizimin, me marrëveshjen për Diploma të Dyfishta me Webster University USA, Filiali Athinës, i cili njeh gati 100% kreditet dhe lëndët e fituara në KUB, për 3-vjeçarin Bachelor dhe duke ndjekur vetëm rreth një vit shtesë . Studenti i KUB fiton diplomën 4-vjeçare amerikane dhe me kosto 50% më të ulët. Ndërkohë, edhe përfshirja e KUB në Programin Erasmus Plus me donatorë BE, për lehtësira të studentëve dhe stafit të KUB pranë Universiteteve Perëndimore, është një realitet i zakonshëm për KUB. Aktualisht KUB ka marrëveshje Erasmus+ me 64 universitete.
OFERTA AKADEMIKE E KOLEGJIT UNIVERSITAR TE BIZNESIT PER VITIN AKADEMIK 2025-2026:
Per Maturantet dhe studentet – KUB Vitin 2025-2026 Ofron Programet/Degët si me poshtë:
A. FAKULTETI I EKONOMISË, DREJTESISE E SHKENCAVE SOCIAL
ofron programe studimi ne:
a) Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS në:
1. Financë Kontabilitet, 3 vite 180 kredite
2. Administrim Biznesi, 3 vite 180 kredite
3. Banka dhe Institucione Financiare, 3 vite 180 kredite
4. Marrëdhënie Ndërkombëtare, 3 vite 180 kredite
b). Drejtësi (studime te integruara 5 vite akademike, 300 kredite/ ECTS)
c) Master i Shkencave (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:
1. Kontabilitet Financë;
2. Kontabilitet Auditim;
3. Menaxhim Biznesi;
4. Menaxhim në Marketing;
5. Administrim Publik;
6. E Drejte Civile Tregtare
7. E Drejte Penale
B.FAKULTETI I INXHINIERISE DHE SHKENCAVE KOMPJUTERIKE.
a). Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS në:
1. Inxhinieri Kompjuterike.
2. Inxhinieri Softuerike e Aplikuar
3. Inxhinieri Elektronike dhe Digjitale.
4. Informatikë Biznesi
5. Teknologji Informacioni
b) Masteri i Shkencave në Shkenca Informatike (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:
1. MSc.Informatikë Biznesi
2. MSc. Teknologji Informacioni
3. MSc. E-Commerce dhe Inovacion
C. KOLEGJI I STUDIMEVE TË LARTA PROFESIONALE 2 VJECARE (KSLP) (2 vite me 120 kredite/ECTS) ne:
PROGRAME/DEGE PROFESIONALE 2 VJECARE, Ne:
a) Program Profesional “Asistent i Lartë” 2 vite me profile:
1. Asistent i Larte Administrativ
2. Asistent i Larte Ligjor
3. Asistent i Larte Finance
b). Program Profesional “Hoteleri Turizem” 2 vite me profile:
1. Hoteleri
2. Agjenci Udhëtimi
c). Program Profesional “Teknik i Lartë Automobilash” 2 vite me profile:
1. Teknik i Larte Automobilash – Automekanike
2. Teknik i Larte Automobilash – Autotronike
3. Teknik i Larte Automobilash – Hibride-Elektrike
d). Program Profesional “Teknik i Lartë Elektrik” 2 vite me profile
1. Teknik i Larte Elektrik – Energjitike
2. Teknik i Larte Elektrik – Automatizim Industrial
3. Teknik i Larte Elektrik – Elektromekanik
e). Program Profesional “Teknik i Lartë” 2 vite me profile:
1. Teknik i Larte – Sistemesh Kompjuterike
2. Teknik i Larte – Teknologji Informacioni e Komunikimi (TIK)
3. Teknik i Larte – Grafik, Web, Multimedia Dizajn.
PS. Ne programet Profesionale 2 vjeçare nuk ka kriter pranimi për note mesatare!
- BURSA STUDIMI:
TARIFA VJETORE E STUDIMEVE NE KUB ESHTE 200 mije Leke/viti, PER TE GJITHA PROGRAMET, NDERSA VETEM NE INXHINIERITE ESHTE 250 MIJE leke/viti
- Për MATURANTET me mesatare te larte ofrohen BURSA STUDIMI:
- Per Note Mesatare mbi 9.8 deri 10:00 jepet 100% Bursë Studimi
- Per Note Mesatare mbi 9.5 deri 9.79 jepet 80% Bursë Studimi
- Per Note Mesatare mbi 9 deri deri 49 jepet 50% Bursë Studimi
- Per Note Mesatare mbi 8.5 deri deri 8,99 jepet 30% Bursë Studimi
- Studentet qe regjistrohen ne Master, dhe që kane përfunduar Ciklin Bachelor në KUB, fitojnë Ulje te tarifës Vjetore per 50 mije leke ne vitin e pare dhe 25 mije vitin e dyte.
PS. Kujdes!
- Bursat dhe Uljet përfitohen nga Maturantet qe regjistrohen ne vitin e pare Bachelor dhe qe bëjnë para regjistrim si dhe/ose gjate Fazës së Pare te Regjistrimeve.
Ju ftojme te shpejtoni per ne KUB pasi ofertat dhe kuotat janë te limituara.
E. PER STUDENTE ME TRANSFERIME DHE PROGRAME TE DYTA.
- Ne KUB pranohen Studente, qe duan te Transferojnë Studimet
- Pranohen student qe duan te ndjekin një Program te Dyte studimi, ne te gjitha Ciklet dhe Programet qe ofron KUB duke përfituar 25% ulje tarife.
- Ne KUB për shkak te Kurrikulave te përditësuara me nevojat e tregut, ju njihen, ekuivalentohen dhe transferohen me mire Kreditet e fituara ne Universitetin ku keni qene me pare.
JU MIREPRESIM
