HomePolitike"Respekte për Komisar Agim Trocin", Bujar Leskaj: Solidarizim me banorët e zonave...

“Respekte për Komisar Agim Trocin”, Bujar Leskaj: Solidarizim me banorët e zonave të prekura nga zjarret, shteti duhet t’i dëmshpërblejë dëmet

spot_img

𝗦𝗼𝗹𝗶𝗱𝗮𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗺𝗲 𝗕𝗮𝗻𝗼𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗗𝗲𝗹𝘃𝗶𝗻𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝗼𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗣𝗿𝗲𝗸𝘂𝗿𝗮 𝗻𝗴𝗮 𝗭𝗷𝗮𝗿𝗿𝗲𝘁

Në 24 orët e fundit, Shqipëria ka kaluar në një periudhë të pasigurtë dhe të rrezikshme për shkak të vatrave të zjarrit, duke arritur kulmin më 25 korrik, ku niveli i rrezikut ka qenë në pikën më të lartë. Dëmet janë të dukshme, ndërsa jetët dhe pronat e qytetarëve janë në rrezik të vazhdueshëm. Në Delvinë, situata është bërë tejet problematike, me vatrat e flakëve që rrezikuan jetën e qytetarëve dhe shkatërruan pasuri të çmuara. Vatrat e zjarrit që ka përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, të Njësisë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vijon të mbetet aktive. Aktualisht, flakët janë përhapur në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në fshatin Kopaçez, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka arritur edhe malin mbi Borsh. Situata është tejet e vështirë, duke krijuar pasiguri dhe dëme të mëdha për rreth 2000 banorë të këtyre fshatrave, të cilët u detyruan të evakuohen për të shmangur rreziqet që mund të shkaktoheshin nga flakët.

Në këtë moment të vështirë, është e domosdoshme që ne të tregojmë solidaritet të plotë me banorët që po përballen me këtë fatkeqësi të jashtëzakonshme. Ata janë të përfshirë në një sfidë që kalon çdo kufi të durimit, dhe ne duhet të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur dhe ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.

Një nderim dhe respekt qytetar i shkon Komisar Agim Troci, shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, i cili rrezikoi jetën në luftë me flakët për të shpëtuar dy qytetarë të rrezikuar nga flakët, si dhe mirënjohje për çdo zjarrëfikës që ndodhet në këtë front agresiv në përballje me vatrat e zjarrit.

Kjo situatë duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të gjitha instancat shtetërore dhe për të gjithë ne. Shteti ka një përgjegjësi të madhe për të dhënë dëmshpërblime për çdo dëm të shkaktuar nga zjarri, dhe është e domosdoshme që ky proces të jetë transparent dhe efikas, për t’u siguruar që asnjë banor nuk mbetet pa mbështetje.

Po ashtu, thirrje për institucionet përkatëse të tregojnë një vëmendje të shtuar për zonat me rrezik të lartë, si Llogora, Sevaster, Dukat, etj, që janë të ekspozuara ndaj zjarreve dhe që kërkojnë masa më të forta parandalimi dhe mbrojtjeje.

Në këto momente të vështira, vetëm bashkimi dhe solidarizimi mund të na ndihmojnë të kalojmë këtë krizë. Të gjithë duhet të angazhohemi, për të mbështetur banorët e këtyre zonave që po përballen me këtë fatkeqësi natyrore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular