Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi sot se shkrimtarja shqiptare, Ledia Xhoga, është kandidate për çmimin e madh të letërsisë, Booker Prize 2025.
Xhoga, me romanin e saj “Misinterpretation”, renditet në listën e gjatë të pretendentëve për këtë çmim prestigjioz.
Ledia Xhoga është shkrimtarja e dytë shqiptare që kandidon për Booker Prize pas Ismail Kadaresë që e ka fituar çmimin, “The International Booker Prize”, në vitin e themelimit të kësaj kategorie, në 2005. Kadare ishte njëri prej kandidatëve edhe dy herë të tjera, në 2017-n dhe në 2024-n.
Fituesi i këtij viti për Booker Prize do të shpallet më datë 10 nëntor 2025.
Booker Prize është çmimi kryesor letrar në botën anglishtfolëse, dhe ka sjellë njohje, shpërblim dhe lexues për letërsinë artistike për më shumë se pesë dekada. Ai u dha për herë të parë në vitin 1969.
Ky çmim synon të inkurajojë më shumë leximin e letërsisë artistike cilësore nga e gjithë bota dhe tashmë, sipas stitistikave, e ka pasur një ndikim. Puna jetike e përkthyesve shpërblehet me çmimin prej 50 000 paund të ndarë në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Çdo autor dhe përkthyes në listën e ngushtë merr gjithashtu 2500 paund.