HomePolitike"Spastrimi" nga varrezat e makinave, Rama: 31 korriku, afati i fundit për...

“Spastrimi” nga varrezat e makinave, Rama: 31 korriku, afati i fundit për largimin vullnetar! Balluku: Do të lirojmë çdo centimetër të hapësirës publike

Data 31 korrik do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike.

Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama.

Të njëjtën gjë përsëriti dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, e njëherazi zv/kryeministre Belinda Balluku.

Teksa inspektoi aksin rrugor Kamëz-Laç, Balluku theksoi se lirimi i hapësirave publike është një reformë e shtrirë në të gjithë vendin dhe do të shkojë deri në fund.

Sakaq ajo bëri thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve.

“Do të ketë penalizim për ata që kryejnë shkelje. Kjo është një reformë e thellë, është shtrirë kudo, që nga tendat, parkingjet, e duke shkuar deri në akset kombëtare të shtrira nga veriu në Jug. Kjo reformë do shkojë deri në fund dhe ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve pasi indicet vijnë nga ata”, u shpreh Balluku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular