Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ishte në Kamëz krah Rakip Sulit duke verifikuar funksionimin e sportelit One Stop Shop që ofron asistencë të drejtpërdrejtë për aplikimet elektronike në platformën e-Albania ku sipas saj Bashkia Kamëz është pararojë. Na Bashkinë Kamëz janë ofruar rreth 1500 shërbime, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët pa patur nevojë për të shkuar tek notër apo zyra të tjera jashtë institucionit. Kushdo që i është drejtuar Bashkisë Kamëz ka marrë shërbimin e duhur
Statusi i Elisa Spiropalit
Bashkia Kamëz pararojë
Prej 1 viti, sporteli One Stop Shop ofron asistencë të drejtpërdrejtë për aplikimet elektronike në platformën e-Albania. Gjatë 2024-ës janë ofruar rreth 1500 shërbime, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët.
Falë dixhitalizimit të administratës, 95% e shërbimeve publike sot realizohen online, pa nevojë për prezencë fizike në institucionet shtetërore, ndaj lehtësimi i aksesit në përdorimin e platformës është më i rëndësishëm se kurrë.
Aktualisht në këtë bashki funksionojnë 5 sportele mbështetëse, të shpërndara në Njësitë Administrative, ku mesatarisht ofrohen 23 shërbime në ditë.
Puna vijon për një administratë më efikase, më transparente dhe më pranë nevojave të komunitetit!
