Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, bëri sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për fondet IPARD, që BE refuzon t’i japë vendit tonë.
Balliu tha se arsyeja që BE pret fondet për Shqipërinë është qeveria e korruptuar dhe e inkriminuar.
Klevis Balliu: BE refuzon fondet IPARD për Shqipërinë për shkak të korrupsionit qeveritar, një dështim që mban emrin e Edi Ramës. Pas hetimeve dhe raportimeve zyrtare u vërtetua se këto fonde ishin shpërdoruar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama në bashkëpunim me ministren e atëhershme të Bujqësisë, Frida Krifca. Si pasojë Bashkimi Evropian vendosi bllokimin e fondeve IPARD për Shqipërinë. Sot pas 5 vitesh Bashkimi Europian jep të njëjtën përgjigje. Shqipëria nuk përfiton fonde, sepse qeveria nuk ka treguar asnjë përkushtim serioz në luftën kundër korrupsionit. E vërteta është se në Shqipëri korrupsioni është kthyer në aleat të qeverisë, ndërsa krimi është bërë pjesë e pushtetit. Te vetmit armik që kjo qeveris lufton janë qytetarët e ndershëm shqiptarë.