HomePolitikeEMRAT/Dorëheqjet e drejtuesve në Bashkinë Tiranë, ja kush do të jenë 4...

EMRAT/Dorëheqjet e drejtuesve në Bashkinë Tiranë, ja kush do të jenë 4 nënkryetarët e rinj, u prezantuan nga Manastirliu

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi këtë të enjte katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë.

Ata janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero dhe do të zëvendësojnë në deyrë Frida Pashakon, Andi Seferin, Keti Luarasin dhe Jonida Halilin, që kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kreut të qeverisë.

Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:

Ilir Mengra –  për punët publike

Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik

Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural

Gentian Keri – në administatën e BT

Nga ana tjetër, Anuela Ristani vijon të delegojë firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular