HomePolitikeAdela Demetja emërohet nga Këshilli i Ministrave drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të...

Adela Demetja emërohet nga Këshilli i Ministrave drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve

Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti.

Ajo ka një master në “Studime Kuratoriale dhe Kritike” të Städelschule dhe Universitetit Goethe, Frankfurt/Main.

Demetja është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendrës për Art Bashkëkohor, institucion i pavarur arti, të cilin e themeloi në vitin 2010.

V E N D I M 

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352,  datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular