Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e një situate atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të shfaqet me kthjellime të herëpashershme, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, por që do të pasohet nga shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura, veçanërisht në relievet e larta kodrinore dhe malore të vendit.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra, kryesisht në zona të izoluara malore.
Sa i përket erës, ajo do të jetë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, era do të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s.
Deti do të paraqitet i trazuar mesatarisht, me valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.

