HomeKulturePërkthimet nga italishtja, krijohet çmimi “Pashko Gjeçi”, një nismë e re kushtuar...

Përkthimet nga italishtja, krijohet çmimi “Pashko Gjeçi”, një nismë e re kushtuar përhapjes së letërsisë italiane në gjuhën shqipe

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi me Institutin Italian të Kulturës një marrëveshje, duke shpallur thirrjen për çmimin “Pashko Gjeçi” për përkthimet nga letërsia italiane në shqip në nder të punës së tij të përkthimit nga gjuha italiane në gjuhën shqipe.

Çmimi do t’u jepet dy përkthyesve të gjuhës shqipe dhe do të mbështesë përkthimin dhe botimin e veprave italiane të pabotuara ende në gjuhën shqipe.

Marrëveshja parashikon dhënien e këtij çmimi për të kremtuar punën e heshtur, por thelbësore, të atyre që i japin një zë të ri letërsisë italiane.

“Të përkthesh do të thotë të rishkruash, të rikrijosh dhe të rishpikësh. E tashmë, edhe të shpërblesh”, shkroi Instituti Italian i Kulturës, në faqen e tij online.

Në garë për këtë çmim mund të marrin pjesë të gjithë përkthyesit, të Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë arritur moshën madhore në momentin e kandidimit.

Dy fituesve do t’u garantohet mbulimi i shpenzimeve të përkthimit si dhe publikimi i veprës. Përkthyesit e interesuar duhet të aplikojnë deri më 21 shtator 2025.

Është një projekt i cili synon të mbështesë përkthimin e veprave nga letërsia italiane në gjuhën shqipe. Bashkë me Institutin Italian të Kulturës, ne çdo vit do të mbështesim dy vepra nga kjo letërsi e madhe – një letërsi dhe kulturë e cila ka dominuar dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në emancipimin, por edhe në formimin e kulturës shqiptare,” tha Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit.

Kjo nismë jo vetëm që përhap letërsinë italiane në botën shqipfolëse, por krijon edhe një platformë thelbësore për të mbështetur dhe vlerësuar punën e përkthyesve të talentuar. Duke ia dedikuar çmimin Pashko Gjecit, i bëjmë homazh një figure të nivelit të lartë të letërsisë dhe kulturës shqiptare, i cili me përkthimin e Dantes u bë pishtar i përsosmërisë ndërkulturore,” u shpreh Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit Italian të Kulturës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular