HomeAktualitetAjola Xoxa paraqitet në SPAK, nën masën “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, nën masën “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo u largua nga godina pa dhënë asnjë koment për mediat.

Pak ditë më parë, SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, duke ngritur ndaj tyre një sërë akuzash të rënda, përfshirë korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme. Prokuroria dyshon se çifti është pjesë e një skeme të strukturuar për pastrimin e të ardhurave të paligjshme.

Nga ana e tij, Veliaj ka reaguar duke mohuar kategorikisht akuzat, të cilat i ka cilësuar si të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova. Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular