HomePolitikeAlbin Kurti respekton Trump pa kushte/Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Albin Kurti respekton Trump pa kushte/Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka respektua pa kushte vendimin e synimin e Trump për uljen ose heqjen e taksave ndaj mallrave amerikane kudo në botë. Kurti ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes.

Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregon përkushtimin që Kosova të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular