HomePolitikeAlimehmeti thyen heshtjen, kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja për pozicionet...

Alimehmeti thyen heshtjen, kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja për pozicionet drejtuese të PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese.

Në një intervistë për RTSH-në, Alimehmeti tha se edhe pse mandati i kupolës drejtuese përfundon në vitin 2026-të, ndryshimet nuk janë tabu edhe si të tilla, ato mund të afrohen në kohë.

“Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme zgjedhore janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi dhe lëvizja e ideve dhe mendimeve, sidomos, duhet të heqim dorë nga mos thënia e gjërave, pasi nuk na çon përpara”, tha Alimehmeti.

Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Sali Berishës, gara për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duket e mirëpritur për Ilir Alimehmetin.

“Nëse dikush e ka ambicien dhe dëshiron të garojë, absolutisht çdo ditë që kalon është e humbur dhe duhet ta marrim këtë gjë parasysh. Dhe nuk mund të varet kjo vetëm nga doktor Berisha i cili garon apo në maj. Po të jetë kështu do të thotë që kemi një problem pastaj me këtë personin i cili mund të ketë ambicien drejtuese apo jo”, thotë ai

Edhe pse ju bashkua PD-së si prurje e re me rikthimin e Berishës në krye të saj, thotë se procesi i Rithemelimit nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë.

“Nevojitet një hapje e gjerë, një oksigjen i gjerë sepse ka energji dhe ka njerëz me kontribut Partia Demokratike”, tha Alimehmeti.

Ilir Alimehmeti i bën thirrje ndërgjegjes së drejtuesve të PD-së të rikthejnë sytë tek meritokracia për të vlerësuar kontributin e dhënë nga demokratët në forma të ndryshme. Sjell në referencë edhe Ervin Salianjin, i cili sikundër thotë kreu burg politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular