HomeRajoniBojë mbi statujën e Skënderbeut, reagime të ashpra në Kosovë. Reagon Shoqata...

Bojë mbi statujën e Skënderbeut, reagime të ashpra në Kosovë. Reagon Shoqata “Trojet e Arbrit”, paralajmëron demonstratë masive

Një akt vandalizmi ka tronditur Kosovën, pasi statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Prizren është lyer me bojë në përkrenare dhe shpatë.

Shoqata “Trojet e Arbrit” e ka dënuar ashpër këtë akt dhe ka kërkuar veprime urgjente nga policia dhe prokuroria për kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Shoqata fton të gjithë shqiptarët të bashkohen më 28 nëntor 2025 në një demonstratë masive në Prizren për ruajtjen e identitetit dhe krenarisë kombëtare, me moton: “Duam Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren”.

Po ashtu, paralajmëron se nëse autoritetet nuk veprojnë, përplasjet mes forcave atdhetare shqiptare dhe grupeve pansllaviste dhe neotomane do të jenë të pashmangshme.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftvprizrenioff%2Fposts%2Fpfbid0i3qgmRoKLajpPgCayFau5BtaF4QzrguAk2omXEjm7fq6GoxesuEJPgh5cmYZs9XMl&show_text=true&width=500

Statuja u vendos në Prizren më 28 nëntor 2020, në përkujtim të 577-vjetorit të ngritjes së flamurit shqiptar në Krujë dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular