HomePolitike‘Bonusi i Bebes’ ndihmoi mijëra familje që prej janarit 2019, kryeministri Rama...

‘Bonusi i Bebes’ ndihmoi mijëra familje që prej janarit 2019, kryeministri Rama publikon shifrat

Më shumë se 237 mijë fëmijë në Shqipëri kanë përfituar nga Bonusi i Bebes, një program i nisur nga qeveria shqiptare në janar të vitit 2019, që synon të mbështesë financiarisht familjet e reja në momentin e lindjes së një fëmije.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”

Bonusi i Bebes është vlerësuar si një nga politikat sociale më konkrete në ndihmë të prindërve të rinj dhe pritet të vijojë me të njëjtin intensitet edhe gjatë viteve të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular