HomeKultureFOTOT/Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, presidentja Osmani: Gjithmonë krenare me ty!...

FOTOT/Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, presidentja Osmani: Gjithmonë krenare me ty! Mirë se erdhe në shtëpi!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës.

dua lipa kosove vjosa osmani (5)

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi ajo.

dua lipa kosove vjosa osmani (4)

Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor.

“Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja postimin e saj.

dua lipa kosove vjosa osmani (6)
dua lipa kosove vjosa osmani (3)
dua lipa kosove vjosa osmani (2)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular