Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin nën masën e arrestit shtëpiak.
Vendimi i fundit i togave të zeza përcakton për të dy të hetuarit ‘detyrimin për paraqitje’ një herë në muaj.
Sipas avokatëve mbrojtës, masa e mëparshme e arrestit shtëpiak ka kaluar afatin 6-mujor të përcaktuar nga ligji, duke iu referuar si precedent vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Mimoza Margegajt.
Tashme Rexh Byberi kryetari i Bashkise Tropoje rikthehet ne krye te puneve dhe eshte ne kerkim te pafajesise ne dyert e drejtesise