HomeKryesoreGushti nis me mot të kthjellët dhe temperatura që shkojnë deri në...

Gushti nis me mot të kthjellët dhe temperatura që shkojnë deri në 34 gradë! Ja parashikimi për sot

Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet mot kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, të cilat nuk do të ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të kushteve të motit.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, era hera-herës do të intensifikohet deri në 10 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, në forcën 1 deri 2 ballë, çka e bën të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare përgjatë brigjeve.

Ky mot i qëndrueshëm ofron kushte të mira për udhëtime dhe aktivitete në natyrë në prag të fundjavës, duke e bërë të premten një ditë ideale për pushuesit dhe qytetarët në të gjithë vendin.

Screenshot_4
Screenshot_5
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular