Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë.
Pas takimit, të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Hoxha bëri një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit njofton tematikat e bisedimeve.

Hoxha thotë se bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.
“Prita sot në një takim të frytshëm ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian dhe një element thelbësor i axhendës sonë të integrimit. Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët.
Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë është një kontribut i çmuar për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional, si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024–2030.
Diskutuam për mundësitë e zgjerimit të kësaj mbështetjeje, përmes:
-trajnimeve të avancuara për ekspertët e ZRA dhe bashkëpunëtorët institucionalë;
-mbështetjes për takime operacionale ndërkombëtare dhe rajonale;
-ndërtimit të kanaleve të drejtpërdrejta me homologët britanikë;
-zhvillimit të databazës analitike të rasteve të ZRA, në përputhje me standardet më të mira britanike.
Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm”, shkruan ministri në Facebook.