Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi më 17 korrik tryezën e parë të përbashkët të diskutimit mes bankave tregtare dhe institucioneve të parasë elektronike dhe pagesave (IPE), me pjesëmarrjen e Bankës së Shqipërisë.
Qëllimi: Forcimi i bashkëpunimit dhe adresimi i çështjeve të ndërsjella në zhvillimet më të fundit të tregut të pagesave.
Në fokus:
Qartësimi i roleve ndërinstitucionale
Open Banking për IPE-të
Progresi i secilit IPE për përfshirjen në SEPA
Palët ranë dakord për ndërhyrjen e autoritetit mbikëqyrës për sqarimin e detyrimeve dhe përgjegjësive të ndërsjella për çështjet që praktika e deritanishme i ka evidentuar si të parregulluara.


