HomeSocialeVIDEO/UBT promovon ish studenten si histori suksesi dhe konstaton: Bashkia Kamëz punëson...

VIDEO/UBT promovon ish studenten si histori suksesi dhe konstaton: Bashkia Kamëz punëson më të talentuarit

Administrata ka nevojë për punonjës të aftë, studentë që kanë mbaruar mirë dhe që zotërojnë dijen për vendin e punës që kanë. Rasti është që Bashkia Kamëz pikas dhe punëson studentët më të talentuar duke i ftuar t’i bashkohen. Është vet Universiteti Bujqësor, e konkretisht Departamenti Hortikulturës dhe Arkitekturës se Peizazhit pjesë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit që provon si histori suksesi punësimin e ish studentes Adelina Omuri. Në faqen zyrtare të Facebook të Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës se Peizazhit reklamohet ky rast

Statusi ne FB Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës se Peizazhit ne Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT

*HISTORI SUKSESI – ADELINA OMURI*

Nga bankat e *Universitetit Bujqësor të Tiranës* drejt zyrave të *Bashkisë Kamëz* – rruga e suksesshme e Adelina Omurit është një shembull frymëzues për të gjithë studentët tanë!

Vetëm pak kohë më parë, Adelina ishte në auditorët e programit *Arkitekturë Peizazhi*, ku projektoi, krijoi dhe diskutoi për të ardhmen e hapësirave të gjelbra urbane. Sot, ajo kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, duke sjellë njohuritë dhe vizionin e saj profesional në shërbim të komunitetit lokal.

Kontributi i saj në administratën vendore është një dëshmi e qartë e rolit jetik që arkitekti i peizazhit ka në transformimin urban dhe ekologjik të qyteteve tona. Emri i saj është përmendur nga vetë Kryeministri si pjesë e brezit të ri të profesionistëve që i duhen Shqipërisë së nesërme.

Ne në UBT jemi krenarë që një vajzë si Adelina e ndërtoi formimin e saj profesional brenda mureve tona – dhe sot, e shohim duke bërë realitet vizionin për një të ardhme më të gjelbër.

Me krenari e ndjekim në çdo hap!
\#UBT #ArkitekturePeizazhi #HistoriSuksesi
\#BashkiaKamez #StudentëQëBëjnëDiferencën
\#KrenariaJonë #GreenFuture #PeizazhUrban

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular