Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja pritet të vazhdojë karrierën në Premier Ligë jo më tek Çelsi, por te Bërnlej.Një marrëveshje e gjerë është arritur midis klubeve, por 23-vjeçari ende nuk e ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim, me një marrëveshje pesëvjeçare në tavolinë.
Broja është i etur për një transferim në Turf Moor, por transferimi nuk pritet të kryhet deri në fillim të javës së ardhshme. Burimet thonë se transferimi mund të kushtojë deri në 20 milionë paund, por çmimi i saktë nuk është konfirmuar.
Sulmuesi kuqezi u bashkua me akademinë e Çelsit në vitin 2009 dhe nënshkroi marrëveshjen e tij të parë profesionale me ta në vitin 2020. Ai ka bërë 38 paraqitje për ekipin e parë, pasi ka pasur periudha huazimi me Viteze, Southempton, Fulhem dhe Everton.
Ai shënoi golin e tij të parë për Çelsin në tetor 2022, por më pas u përjashtua nga pjesa tjetër e sezonit pasi pësoi një dëmtim në gju në një miqësore kundër Aston ViLA disa muaj më vonë.