HomeKronikeBabai kap dhe tërheq për flokësh vajzën e mitur në mes të...

Babai kap dhe tërheq për flokësh vajzën e mitur në mes të rrugës, e ëma nuk reagon! Procedohet penalisht 33-vjeçari holandez

Policia ka proceduar penalisht një 33-vjeçar me shtetësi holandeze pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar vajzën e tij.

Ai shihet teksa kap të miturën dhe e tërheq për flokësh, teksa vogëlushja qante.

Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagoi në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën.

“Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës”, informuan blutë.

Ndërkohë nisi procedimi penal për 33-vjeçarin me iniciale M. U., shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

* Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet momenti ku dy shtetas (burrë e grua) shfaqen në rrugë me një vajzë të mitur, ku dallohet qartë që burri e kap dhe e tërheq për flokësh vajzën e mitur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shtetasve të shfaqur në video. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular