HomeOP EDSfidë e rëndësishme për demokracinë/Nga Bujar Leskaj

Sfidë e rëndësishme për demokracinë/Nga Bujar Leskaj

Nga Bujar Leskaj

Kompania amerikane Continental Strategy, e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit 2025, i është drejtuar me një letër 23-faqëshe Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të kërkuar heqjen e shpalljes “non grata” ndaj liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës. Ky veprim përfaqëson një hap të rëndësishëm institucional dhe diplomatik të një partie opozitare për të adresuar një çështje që ka pasur ndikim të madh dhe të jashtëzakonshëm në jetën politike të vendit.

Përpjekja për rivlerësimin dhe heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës përfaqëson njëhap domethënës për rivendosjen e integritetit demokratik dhe të barazisë politike në Shqipëri. Vlerat shoqëruese janë:

  • Tregon vizion politik dhe aftësi strategjike të PD-së për të mbrojtur interesat institucionale dhe të qytetarëve që përfaqëson;
  • Forcon pozicionin e opozitës si garant i pluralizmit dhe alternativës politike në vend;
  • Rihap një debat të rëndësishëm mbi rolin e drejtësisë ndërkombëtare në kontekstet lokale; dhe nevojën për balancë dhe maturi në ndërhyrjet politike me ndikim të madh institucional.

Në thelb, kjo iniciativë është më shumë se një përpjekje për një individ apo për një parti. Ajo është një test për cilësinë e demokracisë në Shqipëri, për respektin ndaj të drejtave politike, dhe për aftësinë e vendit për të qenë një shtet demokratik i pjekur, në të cilin çdo vendim duhet të kalojë provën e drejtësisë dhe transparencës.

Kjo është një mundësi për rivendosjen e një kulture të re politike, të bazuar në barazi, besim dhe respekt institucional, që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Vendimi i drejtë (dhe i shumë pritur nga demokratët) i Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës do të shërbejë si një mbështetje tejet e fortë edhe në përpjekjet e PD-së dhe Kryetarit Berisha për demaskimin e farsës elektorale të votimeve të 21 majit 2025 të realizuar nga Edi Rama dhe sekti i tij. 

  1. Argumentet kryesore të kompanisë lobuese:
  1. Vendimi i Blinken-it për shpalljen “non grata” është vlerësuar si i motivuar politikisht dhe pa bazë të qartë faktike. Sipas analizës së paraqitur, ky vendim ka dëmtuar besueshmërinë e procesit demokratik në Shqipëri dhe ka krijuar perceptime negative për pavarësinë dhe paanshmërinë  e institucioneve.
  2. Ky status ka ndikuar në dobësimin e rolit të opozitës si kundërpeshë demokratike në vend, duke krijuar një klimë politike të pabarabartë, me fuqizimin e pandershëm të Edi Ramës  dhe duke ndikuar në margjinalizimin e Partisë Demokratike në diskursin publik.

II. Vlerat për Partinë Demokratike dhe Prof. Dr. Sali Berishën:

  1. Kjo nismë përfaqëson një hap strategjik dhe institucional nga PD për të forcuar legjitimitetin e saj si opozita më e madhe në vend, me ambicien dhe detyrën historike për të sjellë demokratët në pushtet dhe për të siguruar barazi demokratike në arenën politike.
  2. Për liderin e PD-së, Sali Berisha, kërkesa për heqjen e shpalljes “non grata” shihet si një mundësi për rikthimin e dinjitetit politik dhe historik si një nga figurat kryesore të tranzicionit demokratik në Shqipëri, lider i padiskutueshëm i të djathës shqiptare. Kjo nismë reflekton vlerësimin për rolin e tij si themelues i PD, i pluralizmit dhe kontribues i rëndësishëm i lirisë politike në vend.

III. Rëndësia për Demokracinë në Shqipëri:

  1. Heqja e vendimit do të kontribuonte në rivendosjen e balancës politike, e cila u prish ndjeshëm pas vitit 2013, e vecanërisht në vitin 2021 nga ndikimet antidemokratike të Sorrosit dhe malinjitetit të kukullës së tij Edi Rama. Kjo do të japi një sinjal të qartë se, proceset demokratike nuk do të diskriminojnë opozitën dhe do të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha forcat politike.
  2. Kjo iniciativë është një kontribut domethënës për forcimin e pluralizmit politik, për rritjen e besimit publik në integritetin e institucioneve dhe për garantimin e një klime politike ku opozita, ka mundësi reale të garojë në zgjedhje të drejta dhe të ndershme, pa u diskriminuar, dhe të përfaqësojë qytetarët.

IV. Avantazhe strategjike për të ardhmen demokratike

  1. Për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme
  2. Kjo lëvizje do të shërbejë si një moment bashkimi për elektoratin opozitar dhe të mobilizojë mbështetje të re, kudo në Shqipëri dhe vecanërisht tek të pavendosurit, pjesa gri, që kërkojnë drejtësi institucionale dhe barazi politike.
  3. Ajo përçon një mesazh qartësisht demokratik: asnjë individ dhe asnjë forcë politike nuk duhet të penalizohet pa transparencë dhe drejtësi procedurale. Qeveria në të ardhmen asnjëherë nuk do godasi opozitën dhe liderin e saj në këtë lloj forme.
  4. Për imazhin e Partisë Demokratike
  • Qysh me krijimin e saj në dhjetor 1990, mbas marsit 1992 dhe 2005, PD e orientoi Shqipërinë drejt vlerave demokratike dhe euroatlantike dhe vecanërisht drejt SHBA-ve. Në qeverisjen e PD, me Kryeministër Sali Berishën, Shqipëria u antarësua në NATO, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë, Kosova u njoh si shtet i pavarur nga SHBA dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Kjo iniciativë rikonfirmon aftësinë e PD-së për të ndërvepruar në mënyrë dinjitoze dhe profesionale me faktorët ndërkombëtarë, vecanërisht SHBA-në, duke ndërtuar aleanca në mënyrë transparente dhe në përputhje me interesin publik kombëtar.
  • PD pozicionohet si forcë e përgjegjshme, e aftë të mbrojë demokracinë dhe të sfidojë çdo akt që e cenon atë, pa cenuar marrëdhëniet me partnerët strategjikë.
  • Për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vlerat euroatlantike
  • Nisma nuk është në kundërshtim me SHBA-të, por thekson rëndësinë e dialogut, transparencës dhe rivlerësimit të vendimeve në dritën e standardeve demokratike ndërkombëtare. Kjo nismë do të demaskojë në të ardhmen politikat antikombëtare të ndjekur nga Rama, korrupsionin Rama -Megonikal, ndërhyrjen brutale të Sorrosit, etj.
  • Ajo forcon parimin se, marrëdhëniet SHBA–Shqipëri mbështeten jo vetëm në partneritet strategjik, por edhe në vlerat e përbashkëta të drejtësisë, barazisë dhe pluralizmit. Orientimi dhe vokacioni i PD-së, Kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha dhe popullit shqiptar ka qenë dhe do të mbetet drejt SHBA-ve si vendi kampion i lirisë dhe demokracisë në Botë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular