HomeBotaBritania pritet të shpallë planin për transportin e fëmijëve nga Gaza! 300...

Britania pritet të shpallë planin për transportin e fëmijëve nga Gaza! 300 mijë të mitur të sëmurë do të marrin ndihmë mjekësore në Angli

Deri në 300 fëmijë nga Gaza mund të transportohen drejt Mbretërisë së Bashkuar për të marrë kujdes mjekësor, në kuadër të një iniciative humanitare që pritet të shpallet zyrtarisht brenda disa javësh, raporton Sunday Times.

Sipas planit, çdo fëmijë do të shoqërohet nga një prind ose kujdestar ligjor, dhe nëse është e nevojshme, edhe nga vëllezërit apo motrat e tyre. Para se të udhëtojnë drejt Britanisë, Ministria

Brendshme do të kryejë kontrolle të të dhënave biometrike për të gjithë personat e përfshirë.

Ky veprim vjen në kuadër të përpjekjeve në rritje për të ndihmuar civilët palestinezë, veçanërisht fëmijët që janë plagosur apo kanë nevojë për kujdes të specializuar, ndërsa luftimet në Gaza vazhdojnë.

Iniciativa do të zhvillohet paralelisht me një projekt privat nga organizata bamirëse Project Pure Hope, e cila punon për të sjellë në Britani fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza, duke iu ofruar atyre mundësinë për trajtim mjekësor që nuk është i disponueshëm në vendin e tyre.

Sipas të dhënave të UNICEF, që nga tetori i vitit 2023, mbi 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Gaza si pasojë e konflikteve.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar ditët e fundit se qeveria e tij është duke “përshpejtuar urgjentisht” përpjekjet për të siguruar trajtim për fëmijët e plagosur nga Gaza.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë britanike shtoi:

“Po ecim përpara me planet për të larguar më shumë fëmijë nga Gaza që kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent, duke përfshirë sjelljen e tyre në Britani për trajtim të specializuar. Po punojmë me ritëm të shpejtë për ta bërë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Pritet që detaje të mëtejshme të publikohen në ditët në vijim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular