HomeKronikeTheu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, pamjet i publikoi në rrjetet...

Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, pamjet i publikoi në rrjetet sociale! Nis hetimi për 27-vjeçarin

Një 27-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht pasi ka goditur me gurë xhamat e godinës së Bashkisë Korçë, në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se i riu në momentin kur ka kryer sulmin në godinën e bashkisë ka bërë edhe një video live në instagram.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15. Ndërsa Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin K. D., banues në Korçë, dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”, thote policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular