HomeSportVIDEO/Në qendër të polemikave për largimin, Asllani shfaqet titullar dhe golashënues në...

VIDEO/Në qendër të polemikave për largimin, Asllani shfaqet titullar dhe golashënues në miqësoren e parë të Interit

Kristjan Asllani ka qenë në këto ditë një nga emrat më të përfolur në radhët e Interit, ku mesfushori shqiptar duket se nuk ka më të ardhme pasi është nxjerrë jashtë planeve të klubit zikaltër që kërkon ta shesë me çdo kusht.

Fakti që ai refuzoi mundësinë për t’u transferuar te Betisi në Spanjë, duke insistuar që të qëndronte në Itali, bëri që të kishte shumë polemika rreth tij sidomos në rrjetet sociale nga tifozët. Por për çudinë e të gjithëve, pavarësisht largimit të tij të paralajmëruar publikisht edhe nga drejtuesit e Interit, Asllani është shfaqur sot mes titullarëve në ndeshjen e parë të fazës përgatitore që zikaltrit luajtën ndaj ekipit U23.

Kivu e kishte rreshtuar atë në qendër të mesfushës, pak më të avancuar se zakonisht me sistemin 3-5-2 dhe Asllani ka qenë pjesë e manovrës zikaltër në pjesën e parë të kësaj ndeshje “në familje” edhe duke shënuar gol. Ai realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 3-2 me një penallti të fituar nga Boni.

SHIH VIDEON

Asllani ishte ai që ekzekutoi penalltinë edhe pse në fushë ishte kapiteni Lautaro Martinez, ndërsa iu besuan edhe ekzekutimet e goditjeve të dënimit si zakonisht, ndonëse plani i zikaltërve mbetet ai i largimit të tij për të siguruar të ardhura për merkaton.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular