Dua Lipa ka elektrizuar skenën në hapje të Sunny Hill Festival në Prishtinë për dy orë radhazi.
Dua ka interpretuar hitet e saj me një performancë të jashtëzakonshme ndërsa Kosova ka hyrë në hartën botërore të turneut të saj global “Radical Optimism”.
Nuk munguan as befasitë, pasi ajo ndau skenën me të atin Dukagjin Lipa për të interpretuar këngën “Era”, një hit i viteve 80’.
Nuk kanë munguar momentet e bashkëbisedimeve me publikun, por edhe fotografitë me ta.
Ndërsa janë bërë 6 vjet që është krijuar ky festival, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj.
Ky festival do të zhvillohet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, ku të dielën do të jetë dita e fundit.
Përveç Dua Lipës janë edhe shumë këngëtarë të tjerë të famshëm vendorë e botërorë që do të përformojnë.