HomeKryesoreRama do të jetë në Forumin e Bled-it më 2 shtator. Liderët...

Rama do të jetë në Forumin e Bled-it më 2 shtator. Liderët e rajonit mblidhen për të ardhmen e integrimit

BE do ta nisë sezonin politik të kësaj vjeshte me Forumin Vjetor të Bled-it që mbahet në Slloveni në fillim të shtatorit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama, krahas drejtuesve të lartë të Brukselit dhe liderëve rajonalë. Ky forum i përvitshëm është kthyer në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në rajon. Në 20-vjetorin e organizimit të tij, punimet e Forumit Strategjik të Bledit do të jenë të ndara në disa panele të veçanta.

Në ditën e parë të forumit, pasditen e 1 shtatorit, Rama do të flasë në panelin ku do të jenë të pranishëm presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, kryeministri slloven Robert Golob, ai kroat Andrej Plenković dhe ai malazez Milojko Spajić. Një fjalim për të ardhmen ka planifikuar edhe shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas.

Forumi Strategjik i Bled-it konsiderohet si ngjarje kyçe rajonale. Pikërisht në këtë forum, ish-presidenti i Këshillit Europian Charles Michel kishte deklaruar se shtetet ballkanike do të duhej që të anëtarësoheshin në familjen evropiane deri në vitin 2030.

Që nga fillimi i tij në vitin 2006, Forumi Strategjik i Bled-it është zhvilluar në konferencën ndërkombëtare kryesore në Europën qendrore dhe juglindore, duke bashkuar pjesëmarrës nga fusha të ndryshme për të diskutuar çështje urgjente globale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular