Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që i është caktuar nga Gjykata.
Berisha ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, dhe si çdo dy javë, ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e angazhimeve procedurale që lidhen me hetimet në vijim.
Ashtu si në paraqitjet e mëparshme, Berisha është përshëndetur me mbështetësit e tij që e prisnin jashtë ambienteve të SPAK-ut, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.
Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Reagimi
Berisha: Unë lashë këtë shënim Altin Treoplini allias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroj se paditë e sjella në Skap për krime elektorale pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se komisioni, parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Me këtë mashtrim publik Altin Troplini është dhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të cdo standardi për votimin e shqiptarëve.
Po kështu në një mashtrim të pacipë, ai i deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për cështjen Gëllçi u dezinformua Strasburgu, sepse ai nuk u dorëzua, por u arrestua.
Në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive ndaj gazetarit Gëllci, mashtron sikur Strasburgu ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, cka nuk mund të ndodhë kurrë.
