HomeBotaAeroplani përplaset me një tufë zogjsh, detyrohet të bëjë ulje emergjente...

Aeroplani përplaset me një tufë zogjsh, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Një aeroplan pasagjerësh Airbus është detyruar të bëjë ulje në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh gjatë ngritjes nga një aeroport spanjoll.

Fluturimi IB579 i Iberias, i cili ishte planifikuar të nisej nga Madridi për në Paris këtë pasdite, u detyrua të kthehej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pasi goditi një zog të madh gjatë ngritjes.

Fotot nga aeroporti tregojnë se hunda e aeroplanit ishte dëmtuar rëndë, me një pjesë të materialit në pjesën e përparme që ra plotësisht, sipas Daily Mail.

Të dhënat e FlightRadar tregojnë se aeroplani bëri një qark të shkurtër mbi Madrid para se të ulej, pak më shumë se një orë pas ngritjes.

Ndryshe, ky është rasti i fundit në një seri pengesash për industrinë e aviacionit këtë javë, pasi aeroportet kryesore – duke përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester, Edinburgh dhe Birmingham – u detyruan të pezullojnë fluturimet me mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë.

Një problem teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick la të anuluara të gjitha fluturimet në Londër, duke shkaktuar kaos në udhëtime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular