HomeKronikeDetaje nga krimi në Vaun e Dejës, Frrok Lleshaj ish polic u...

Detaje nga krimi në Vaun e Dejës, Frrok Lleshaj ish polic u gjet në rrugë nga kalimtarët, dyshohet për gjakmarrje! 65-vjeçari i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kushëririt!

Frrok Lleshaj është 65-vjeçari që u gjet i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë në fshatin Paçram, Vau i Dejës.

Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Viktima u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 21:00.

Burime bëjnë me dije se Frrok Lleshaj u gjet në rrugë nga kalimtarët.  Vrasja ka ndodhur me armë zjarri pistoletë në afërsi të banesës së viktimës.

Dyshohet se 65-vjeçari u qëllua për gjakmarrje.

Mësohet se viktima Frrok Lleshaj rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Me vendim nr.37, datë 17.03.2006 Gjykata Shkodër ka dënuar me 25 vite burgim Frrok Lleshajn për  vrasje me dashje të kushëririt të tij, Dodë Lleshaj. Frrok Lleshaj është  liruar më datë 16.03.2023.

Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar.

Mësohet se në fillim vitet ’90, Frrok Lleshaj  ka shërbyer edhe si efektiv policie.

Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.

Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Njoftimi i Policisë

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular