HomeKronikeGjendet i groposur një trup i pajetë, dyshohet për vrasje! Detajet nga...

Gjendet i groposur një trup i pajetë, dyshohet për vrasje! Detajet nga ngjarja e rëndë në Kosovë

Një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit në Kosovë. Policia ka njoftuar se trupi është ende i paidentifikuar.

Bazuar në informacionet fillestare, policia thotë se dyshohet për një vrasje.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja Flora Ahmeti.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular