HomePolitikeKAS i hoqi mandatin motrës së Lapajt dhe ja dha tezes, “Shqipëria...

KAS i hoqi mandatin motrës së Lapajt dhe ja dha tezes, “Shqipëria Bëhet” ankohet në Kolegj: I takon Adriatikut!

Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor, vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, i cili e la pa mandat.

Disa ditë më parë KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn. Gjithashtu i hoqi mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli duke ia kaluar Ana Dajkos.

Lapaj ka depozituar sot padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së. Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës.

Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese.

KAS i hoqi mandatin motrës së Lapajt dhe ja dha tezes,
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular