HomeSocialeKthjellime në mëngjes, reshje shiu e breshëri në jug gjatë pasdites! Ja...

Kthjellime në mëngjes, reshje shiu e breshëri në jug gjatë pasdites! Ja parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak orët e para të mëngjesit do të sjellin mot me kthjellime, por gradualisht pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat kodrinore-malore.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe karakter lokal, ndërsa në disa zona të izoluara të jugut priten edhe shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë e lehtë në përgjithësi, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të forcohet përkohësisht, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i moderuar, me forcë 2 deri në 3 ballë.

Screenshot_4
Screenshot_5
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular