Belind Këlliçi komentoi në News 24 të ardhmen e PD-së pas shtatorit.
Fillimisht, deputeti demokrat u shpreh për draftin që pritet të kalojë në parlament, ai i Kodit të ri Penal, që ka hapur mjaft debat.
Këlliçi thotë se nëse PD do jetë në parlament në shtator, do i bëjë kundërshti të fortë këtij drafti. Më tej thekson se për momentin nuk ka një kalendar opozitar për veprimet e mëtejshme politike, por po pritet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Sa i përket riformatimit të partisë, Këlliçi thotë se patjetër do jetë një gjë që do diskutohet në forumet, ndërsa ata që kanë diçka kundër apo një mendim ndryshe, mirë është sipas tij ta thonë në forume dhe jo në studio televizive.
Belind Këlliçi: Presim qëndrimet e opozitës në forumet e saj në raport me parlamentin. Nëse vendos të jetë aktive, në momentin e parë që do paraqitet një draft i tillë, do ketë oponencën e madhe nga opozita. Duhet të flasë edhe shoqëria civile, pasi censurohet. Më vjen mirë nëse ka ndodhur. Nuk di të ketë reagim të fortë nga shoqëria civile. Duhet të ishte pararojë kundër propozimeve të tilla. Edhe shoqëria civile në këtë vend rezulton e kapur. Çdo reagim pritet nga opozita, dhe pastaj fajësohet opozita për çdo gjë që ndodh në parlament.
Nuk kemi një kalendar. Nuk e vendos unë apo dikush tjetër. Bazuar me situatën me kuvendin pas marrjes së raportit të OSBE për zgjedhjet, dhe për qëndrimin që do mbahet apo jo nga DASH. Jemi vendi i vetëm në botë pas 20 janarit, që nuk kemi marrë një koment zyrtar nga DASH. Në Shqipëria ka kontestim zgjedhje dhe nuk kanë qenë të lira. Duhet që çdo qytetar të kuptojë se prioriteti janë zgjedhjet në Shqipëri. Është bërë i pamundur dhe ndryshimi politik.
A ka nevojë të ristrukturohet janë çështje të padiskutueshme që do jenë në tryezën e debatit. Është shumë mirë që në PD ka mendon ndryshe, ide ndryshe, platformë ndryshe. Nuk bëhen në televizione, por në forumet e PD-së. Kushdo që ka një ide, apo mendim pa diskutim është i ftuar ta mbajë ligjeratën e vet në Kryesinë, apo Këshillin apo Kuvendin. Janë këto organet.