HomeAktualitet"MASHTRIM"/Bashkia Kamëz reagon ndaj lajmeve të rreme për shkollën "Ibrahim Basha" dhe...

“MASHTRIM”/Bashkia Kamëz reagon ndaj lajmeve të rreme për shkollën “Ibrahim Basha” dhe Qendrën Shëndetësore

Reagim publik në lidhje me lajmin e publikuar ku pretendohet se “oborri i shkollës ‘Ibrahim Basha’ është mbjellë me misër” dhe se “trualli pranë Qendrës Shëndetësore është pushtuar për interesa private”, sqarojmë se pretendimet janë të pavërteta.

📌 Ambienti brenda rrethimit të shkollës dhe Qendrës Shëndetësore administrohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nuk është përdorur në asnjë moment për qëllime private.

📌 Fotoja e publikuar në media nuk i përket ambientit të shkollës, por një prone private, jashtë rrethimit të institucionit. Bashkia Kamëz është e angazhuar në çdo moment në administrimin dhe mbrojtjen e hapësirave publike, duke garantuar që asnjë ambient i dedikuar për institucionet të mos keqpërdoret apo shfrytëzohet në mënyrë të paligjshme.

🔍 Ftojmë çdo media dhe qytetar të interesuar të verifikojë në terren gjendjen reale të ambienteve në fjalë dhe të mos bjerë pre e informacionit të pasaktë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular