HomeUncategorizedNga 4 gushti qytetarët dhe bizneset do paguajnë më shumë për veprimet...

Nga 4 gushti qytetarët dhe bizneset do paguajnë më shumë për veprimet në Kadastër. Ja tarifat e reja

Nga data 4 gusht 2025, të gjithë qytetarët dhe subjektet private do të duhet të paguajnë tarifa më të larta për shërbimet e Kadastrës.

Tarifat e shërbimeve janë rritur me 500 – 5000 lekë.

Vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare parashikon se regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%. Tarifa e regjistrimit të aktit të trashëgimisë do të dyfishohet, nga 1000 lekë do të bëhet 2000 lekë.

Tarifat për regjistrimet e kontratave në procesin e kredimarrjes dhe hipotekimit do të pësojnë rritjen më të madhe në vlerë, deri në 5000 lekë më shumë.

Kështu, regjistrimi i kontratës se hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1 milion lekë do të kushtojë 8000 lekë nga 7500 që ishte deri më sot; e njëjta kontratë, por për shumën e kredisë deri në 10 milionë lekë do të kushtojë 17,000 nga 15,000 që ishte dhe regjistrimi i një njëjtës kontratë për kredi me vlerë mbi 10 milionë lekë do të kushtojë 30 mijë lekë ose 5 mijë lekë më shumë nga aktualisht, raporton ekofin.al.

Edhe lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve të pronësisë, që janë edhe dokumentet më të kërkuara dhe të përdorshme do të kushtojnë më shumë, ku tarifa për certifikatën e pronësisë do të kushtojë 3 mijë lekë ose dyfishin e tarifës së mëparshme.

Institucionet publike dhe shoqëritë aksionare me kapital shtetëror që janë në proces likuidimi do të paguajnë vetëm 1/10 e tarifave standarde për shërbimet kadastrale, sipas vendimit nr. 389, datë 13.5.2020, me përjashtim të rasteve të regjistrimit të pasurive.

Ato janë të detyruara të përfshijnë në projektbuxhet shpenzimet për këto shërbime. Në rastet e shpronësimeve për interes publik, tarifa kadastrale përfshihet në shpenzimet procedurale të subjektit përfitues (publik apo privat). Lehtësimi i tarifave do të jetë në fuqi për një periudhë njëvjeçare nga hyrja në fuqi e vendimit. Pas kësaj periudhe, institucionet publike do të paguajnë tarifat e plota të shërbimeve kadastrale. /ekofin.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular