HomeRajoniTrump i shkruan letër Vjosa Osmanit: Lidership i guximshëm dhe mike e...

Trump i shkruan letër Vjosa Osmanit: Lidership i guximshëm dhe mike e vërtetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë këtë të martë, më 5 gusht, një letër zyrtare nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për lidershipin e saj të guximshëm, përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta dhe e cilëson si një “mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”.

Në një njoftim nga zyra e Presidencës, thuhet se në këtë letër, Trump veçon vendimin e Kosovës për të pranuar emigrantë nga vende të tjera si një shembull i fuqishëm i gatishmërisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe humanizëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” citohet të ketë thënë më tej Trump në letrën e tij.

Trump po ashtu e ka falenderuar Osmanin për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”

Në fund të letrës, Trump i dërgon Osmanit edhe “urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular