Një aksident masiv është regjistruar DJE në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur “pushimi i shoferit”.
Në aksidentin e frikshëm janë përfshirë 5 automjete, mes tyre një autobot i cili po transportonte çimento.
makinat janë dëmtuar pasi kanë përplasur njëra-tjetrën ndërsa autoboti shihet se është përmbysur në anë të rrugës.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore, si dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.