HomeKronikeEvazioni fiskal në kompaninë Bankers Petroleum, Apeli vendos sot për masat e...

Evazioni fiskal në kompaninë Bankers Petroleum, Apeli vendos sot për masat e sigurisë

Ditën e sotme, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë për masat e sigurisë që ishin ankimuar nga avokatët e 10 të akuzuarve të dosjes së evazionit fiskal të “Bankers Petroleum”. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Të arrestuarit kanë apeluar masat e sigurisë që janë dhënë nga Gjykata e Fierit më 5 korrik. Seanca e apelit që zhvillua dje zgjati për më shumë se gjashtë orë.

Të akuzuarit pretendojnë se nuk kanë lidhje me akuzat dhe kërkojnë masa më të buta sigurie.

Hetimet për Bankers janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

Prokuroria e Fierit ngriti 5 akuza në total: “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”, duke argumentuar se ka grumbulluar prova të mjaftueshme.

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular