HomeSocialeMoti i kthjellët me reshje të pakta në zonat malore! Ja parashikimi...

Moti i kthjellët me reshje të pakta në zonat malore! Ja parashikimi për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare, të cilat në mesditë do të shtohen përkohësisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Në këto rajone parashikohen reshje të dobëta shiu me intensitet të ulët, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht pa reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era do të fitojë shpejtësi herë pas here deri në 14 m/s.

Sa i përket detit, parashikohet një valëzim i lehtë, me forcë 1 deri në 3 ballë.

Screenshot_3
Screenshot_4
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular